Aksident në bulevardin kryesor të Korçës, makina përfundon në dyqan

Një aksident ka ndodhur në bulevardin “Republika” të Korçës. Dy mjete janë përplasur dhe si pasojë njëri prej tyre ka hipur mbi trotuar duke u përplasur me fasadën e një dyqani.

Nuk raportohet për të lënduar, vetëm për dëme materiale.

Policia në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen dhe shkaqet e aksidentit.

SHKARKO APP