Aksident në Bulqizë/19-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet në spital

Një aksident është raportuar sot rreth orës 14.15, në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë.

Mësohet se adoleshenti E.K., duke drejtuar motomjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe motomjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i motomjetit i cili po transportohet për ndihmë mjekësore në spital.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?