Aksident në Bulqizë, shoferi humbet kontrollin e makinës dhe përplas një 23-vjeçar

Një 23-vjeçar është aksidentuar mbrëmjen e sotme në Shupenzë, ndërsa drejtuesi i makinës është shoqëruar në polici.

Sipas policisë, D.C. rreth 28 vjeç, banues në Shupenzë duke drejtuar automjetin tip “Passat”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka aksidentuar D.K, rreth 23 vjeç këmbësor.

I dëmtuari po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?