Aksident në dalje të Fierit! Autobusi përplaset me “benzin”, përfundon në oborrin e një banese

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fier-Patos. Një autobus i linjës Fier-Marinzë është përplasur me një “Benz” duke përfunduar në oborrin e një banese dhe shkaktuar dëme materiale, ndërkohë që si pasojë e përplasjes është dëmtuar lehte drejtuesi i mjetit tip “Benz”.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Fier-Patos”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin K. Sh., 62 vjeç, banues në Cakran, është përplasur me automjetin tip autobus me drejtues shtetasin A. T., 62 vjeç, banues në Fier.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi K. Sh., i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin rajonal Fier. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?