Aksident në Durrës, largohet shoferi (FOTO)

Një aksident sapo ka ndodhur në qendër të qytetit të Durrësit ku një automjet tip Mercedes 6.3 Amg ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat anësore pranë bashkisë së qytetit. Mendohet se shkaku i këtij aksidenti ka qenë shpejtësia e lartë, e cila ka bërë qe drejtuesi i automjetit të humbasë kontrollin. Nuk dihet ende emri i tij, ndërkohë thuhet se ka qenë i dehur ose nën efektin e lëndëve narkotike.
Policia ka mbërritur në vendgjarje dhe po heton për zbardhjen e këtij aksidenti, që për pak desh iu mori jetën kalimtarëvë që po kalonin aty pranë.

 

SHKARKO APP