Aksident në Durrës, një makinë përplas një fëmijë 7 vjeç
Një aksident rrugor ka ndodhur në rrugën e unazës në zonën e ish Kënetës në Durrës. Një mjet ka përplasur një fëmijë. Banorët thonë se fëmija i përket komunitetit rom.
“Rreth orës 18:40, në lagjen nr.17/1, Durrës, një automjet me drejtues shtetasin I. B., 30 vjeç, ka aksidentuar një fëmijë rreth 7 vjeçe, këmbësore, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit shtetasi I.B, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.
KOHA JONË SONDAZH

