Aksident në Durrës, shoferi përplas këmbësoren

Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë mëngjes në afërsi të Urës së Dajlanit në Durrës.

Shtetasi A.D 45 vjec duke drejtuar mjetin e tij ka aksidetuar këmbësoren me inicialet S.M 53 vjece. E aksidentuara u dërgua në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 08.06.2020, rreth orës 10:30, në lagjen nr.13, Durrës, në afërsi të Urës së Dajlanit, një mjet me drejtues shtetasin A.D., 45 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen S.M., 53 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP