Aksident në Elbasan, makina përplas për vdekje të riun me motor

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Vidhas.

Sipas informacioneve zyrtare nga policia, shtetasi A. B., 41 vjeç banues në Kuçovë, duke drejtuar mjetin me targa AA 829 JO, ka aksidentuar një motoçikletë që drejtohej nga shtetasi Ervis Matraxhiu, 31 vjeç, banues në fshatin Vidhas Elbasan. 31-vjeçari ka ndërruar jetë në vend.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?