Aksident në Fier/Përplasen tre makina, të plagosurit dërgohen në spital

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e së shtunës në aksin rrugor Fier-Fermë Çlirim.

Sipas informacioneve paraprake, tre automjete janë përplasur me njëra- tjetrën, duke lënë të dëmtuar dy drejtues automjetesh, të cilët janë transportuar menjëherë me ambulance drejt Spitalit Rajonal të Fierit.

Të lënduarit po marrin ndihmën mjekësore, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e dinamikes se këtij aksidenti me të lënduar dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?