Aksident në Fier, plagosen dy fëmijë

Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin e autostradës Levan – Tepelenë në afërsi të vendit të quajtur “24 orarëshi” në Poçem.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë janë plagosur dy fëmijë, të cilët po transportohen në urgjencën e spitalit të Fierit për t’iu dhënë ndihma e parë mjekësore.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë rrugore dhe ekspertët për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.

SHKARKO APP