Aksident në Fier/ Plagoset rëndë efektivi i policisë, udhëtonte me makinën e kolegut

Një tjetër aksident i rëndë është shënuar në orët e pasdites së sotme, këtë herë në vendin e quajtur ‘Dukas Bregas’ në Fier.

Sipas njoftimit të Policisë, në këtë aksident ka mbetur i plagosur rëndë një efektiv policie, 42 vjeç, i identifikuar me inicialet P.DH.

Ky i fundit ishte pasagjer në mjetin tip ‘Chevrolet’ të drejtuar nga kolegu i tij A.M, 44 vjeç, kur mjeti me të cilin udhëtonin u përplas me mjetin tip ‘Peugoet’ që drejtohej nga shtetasi me inicialet M.H, 29 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktualisht efektivi i plagosur ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin rajonal Fier.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?