Aksident në Fier-Shegan, makina përplaset me motoçikletën dhe përfundon në kanal
Dy persona mbetën të plagosur në një aksident rrugor në aksin nacional Fier-Shegan, te vendi i njohur si “pushimi i shoferit”.
Një furgon ka përplasur motoçikletën dhe ka përfunduar në kanal.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur rëndë drejtuesi i furgonit
Bujar Maçi 63 vjeç dhe Roland Liko 54 vjeç, i cili drejtonte motoçikletën.
Të plagosurit ndodhen në reanimacionin e spitalit të Lushnjes.Të dy kanë fraktura të shumta në trup, por në gjendje më të rëndë është drejtuesi i motoçikletës.
Shkak i aksidentit dyshohet se kanë qenë shpejtësia dhe lagështira në rrugë.