Aksident në fushë-Krujë, humb jetën drejtuesja e mjetit, dy fëmijë në gjende të rëndë

Asindet tragjik në Fushë-Krujë. Nga përplasja e dy makinave, gjatë paradites së sotme, në Nikel të Fushë Krujës humbi jetën një person dhe pesë të tjerë janë plagosur.  Nga ky aksident humbi jetën drejtuesja e automjetit tip fouristradë, pasi makina  e saj  u përplas me një automjet tjetër, tip Audi. Mes të dëmtuarve mësohet se dy fëmijë janë në gjendje të rëndë për jetën. Të dëmtuarit janë dërguar menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmën e parë. Nga hetimet e para të policisë mësohet se njëri prej dy automjeteve po ecte me shpejtësi, çka solli edhe aksidentin tragjik.  

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?