Aksident në Fushë Krujë-Laç/ U përplas me një kamion, vdes 26-vjeçarja
Një 26-vjeçare ka humbur jetën nga një aksident në autostradën Fushë-Krujë-Laç, pranë një karburanti.
Viktima me iniciale S. G., banuese në Tiranë, humbi kontrollin duke goditur nga pas një kamion, që drejtohej nga shtetasin me iniciale E.D.
Ajo u dërgua në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë por nuk arriti të mbijetojë.
“Në autostraden Fushë-Krujë-Laç,pranë një karburanti ,mjeti tip Smart me drejtuese shtetasen S.G.,26 vjeçe, banuese në Tiranë,ka humbur kontrollin duke goditur nga pas mjetin tip kamion me drejtues shtetasin E.D. Si pasojë ka mbetur e demtuar drejtuesja e mjetit Smart shtetasja S.G.,cila është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë në gjendje të rëndë ku më pas ka ndërruar jetë,”-raporton policia.
Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
KOHA JONË SONDAZH

