Aksident në Fushë-Krujë, makina përfundon në dyqanin e celularëve (Video)

Një aksident i pazakontë ka ndodhur ne qytetin e Fushë-Krujës.

Nje mercedes me targa angleze që drejtohej nga A. E. ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar brenda një dyqani celularësh në rrugën e Tiranës. Fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

Shkak i aksidentit dyshohet se është një shqetësim shendetësor i shoferit.

Vetëm fati i ka shpëtuar këmbesorët dhe klientët e dyqanit të celularëve pasi ka qenë plot me njerëz.

SHKARKO APP