Aksident në Fushë-Krujë, plagosen 4 anëtarë të një familjeje

Një aksident i rëndë është regjistruar në Fushë-Krujë, ku për pasojë 4 persona kanë mbetur të lënduar. Ngjarja në fjalë ndodhi në afërsi të fshatit Larushk.

Nga të dhënat paraprake mësohet se në aksident janë përfshirë 2 automjete tip “Benz”. Të plagosurit janë anëtarë të një familje.

Po ashtu bëhet e ditur se të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës, ndërsa fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Deri më tani nuk dihet identiteti i tyre si dhe rrethanat se si ka ndodhur aksidenti, ndërsa policia po heton mbi ngjarjen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?