Aksident në Fushë-Mamurras, makina përplas një fëmijë 9-vjeçar
Aktualitet E Diel, 30 Prill 2023 21:37
Një aksident i rëndë me plagosjen e 9 vjeçarit ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë-Mamurras. Ngjarja ka ndodhur pranë banesës së vogëlushit i cili ka marrë plagë të rënda në njërën këmbë dhe në kokë.
Fëmija është transportuar me autoambulancë në spitalin e traumës në kryeqytet i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.
KOHA JONË SONDAZH

