Aksident në Gjirokastër, “Golfi” del nga rruga plagosen tre persona

Tre persona mbetën të plagosur mëngjesin e të enjtes, pasi një mjet që ata po udhëtonin u përfshi në një aksident rrugor.

Në aksin Tepelenë-Gjirokastër, një mjet “Ëolsëagen” me targa greke NHE 2998, ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Kthesa e Picarit”. Si pasojë, tre persona që udhëtonin në mjet kanë mbetur të plagosur.

Pas aksidentit, në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe hetuesit, të cilët po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Ngjarja ndodhi rreth orës 06:15 minuta të mëngjesit të sotëm.

SHKARKO APP