Aksident në hyrje të Fierit, një e lënduar

Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në vendin e quajtur “ Ura e Mbrostarit”, në hyrje të Fierit.

Mësohet se dy automjete tip “Nisan” dhe “Volkswagen” janë përplasur me njëra-tjetrën.

Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja drejtuesja femër e mjetit “Volkswagen” ka marrë lëndime të lehta dhe është dërguar në spitalin rajonal të Fierit ku mori ndihmën mjekësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?