Aksident në hyrje të Pogradecit. Përplasen dy mjete, humb jetën një prej shoferëve

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Vërdovë.

Viktimë ka mbetur shtetasi me inicialet D. L., 32 vjeç i cili drejtonte mjetin tip “Ford” i cili u përplas me mjetin tip “Benz” drejtuar nga shtetasi me iniciale E. Y., 27 vjeç. Policia bën me dije se 27-vjeçari është arrestuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?