Aksident në hyrje të qytetit të Lezhës. Makina përplas drejtuesin e motoçikletës

Një aksident ka ndodhur në hyrje të qytetit të Lezhës, pranë ish-fabrikës së letrës. Një makinë ka përplasur një motoçikletë me të cilën lëvizte një person.

Për pasojë ka marrë lëndime drejtuesi i motoçikletës i cili është dërguar në spitalin Rajonal të Lezhës. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

SHKARKO APP