Aksident në ish-Bllok, shoferja me urgjencë drejt spitalit
Aktualitet E Martë, 14 Janar 2020 08:16
Mëngjesin e kësaj të marte, është regjistruar një aksident në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Nga të dhënat paraprake, mësohet se një makinë ka përfunduar e përmbysur në mes të rrugës. Ngjarja ka ndodhur pranë Fakultetit të Drejtësisë dhe mjeti që u aksidentua drejtohej nga një femër. Kjo e fundit ndodhet në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

