Aksident në Itali, humb jetën 21-vjeçari shqiptar
Një 21- vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik në Cerreto Guidi të Italisë.
Sipas mediave italiane, viktima është Devinson Bregu 21 vjeç. I riu ishte u përplas me një pemë ndërkohë që po drejtonte automjetin e tij tip “Smart”, dhe fatkeqësisht nuk mundi t’iu mbijetojë plagëve të marra.
Prej vitesh 21-vjeçari bashkë me familjen banonte në Empoli, ku kishte ndjekur shkollën dhe më pas kishte luajtur për një skuadër lokale futbolli të Ponte a Elsa.
“Ne e kujtojmë atë si një fëmijë të sjellshëm me të gjithë. I shprehim ngushëllime familjes së tij, e sidomos vëllait Louis, i cili është gjithashtu pjesë e ekipit tonë sportiv. Përqafime nga gjithë ekipi i Ponte a Elsa”, thuhet në një mesazh ngushëllimi të skuadrës.