Aksident në Kamëz, përplasen tre makina (FOTO)

 

Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në Kamëz në Tiranë. Në këtë aksident janë përfshirë 3 automjete. Shkak për këtë aksident mendohet të jetë bërë dalja e gomës nga automjeti Mercedes 250 i cili po udhëtonte në korsinë tjetër, gjë që e spostoi duke kapërcyer trafikndarësen dhe të përplaset ballë përballë me furgonin dhe më pas furgoni të goditet nga mbrapa edhe nga automjeti tjetër tip Fiat.

Foto e siguruara nga Harta dixhitale e aksidenteve rrugore tregojnë dhe kaosin e krijuar në rrugë si pasojë e këtij aksidenti.

SHKARKO APP