Aksident në Kardhiq-Delvinë! Mjeti bie në humnerë pranë tunelit, humb jetën shoferi ukrainas

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të martë në aksin Kardhiq Delvinë. Mjeti doli nga rruga dhe ra në një humnerë pranë daljes së tunelit. Automjetin e drejtonte një 59-vjeçar ukrainas, i cili ka humbur jetën në vend. Shoferi ukrainas me 20 vjet eksperiencë ka dalë nga rruga fillimisht duke u përplasur përgjatë bordurës metalike anësore përgjatë 15 metrave dhe më pas është shembur në humnerë, rreth 30m nën rrugë. Policia dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes.

SHKARKO APP