Aksident në Konispol, furgoni del nga rruga, një i vdekur

Një aksident me një të vdekur është regjistruar në hyrje të Konispolit. Fadil Mullai, 45 vjeç ishte duke drejtuar mjetin e tij furgon dhe bashkë me të ndodhej edhe babai i tij Hysen Mullai, 76 vjeç, që po ktheheshim nga puna në mandarina. Në hyrje të Konispolit mjeti doli nga rruga dhe për pasojë u plagos rëndë 76-vjeçari.

Ai u transportua në spitalin e Sarandës por nuk mundi dot të mbijetonte si pasojë e plagëve të marra. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. /BW

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?