Aksident në Korçë, makina përplas 16-vjeçarin. Niset me urgjencë për në spital

Një aksident ka ndodhur pak më parë në fshatin Symizë në Maliq, ku një makinë ka përplasur një 16-vjeçar i cili po transportohet drejt spitalit të Korçës.

Momentalisht nuk dihet asgjë për shëndetin e të miturit, teksa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat.

I aksidentuari bëhet me dije se është R. J., i cili ka qenë duke ecur anash rrugës.

Më datë 04.10.2020, rreth orës 20:40, në fshatin Symiz, shtetasi E. S., rreth 66 vjeç, banues në Korçë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin R. J., rreth 16 vjeç, banues në Symiz, këmbësor në rrugë, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja, por u kap menjëherë nga shërbimet e policisë në lagjen nr. 3, Korçë, ku më pas u bë shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

SHKARKO APP