Aksident në Korçë, mjeti përplas këmbësoren. Policia jep detajet

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në aksin rrugor Korçë-Pogradec, ku një mjet ka përplasur një këmbësore. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Lumalas, ku një mjet tip “Benz” ka goditur një këmbësore femër që ka tentuar të kalojë rrugën. E dëmtuara është nisur drejt spitalit të Korçës për të marrë ndihmën mjekësore, teksa raportohet jashtë rrezikut për jetën. Policia në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?