Aksident në Korçë, shpëtojnë mrekullisht 3 fëmijë të vegjël

Dy makina janë përplasur sot në qytetin e Korçës. Nga të dhënat e para nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në njërën prej mjeteve ishin tre fëmijë të vegjël, të cilët fatmirësisht nuk kanë marrë lëndime, por kanë pësuar tronditje psikologjike.

Mjetet e përfshira në aksident  në qytetin e Korçës rezultojnë të jenë njëra “Ford” dhe tjetra tip “Audi”. Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave, të cilat çuan në përplasjen e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?