Aksident në Ksamil. Makina përplaset me dy mjete të parkuara, plagoset 31-vjeçari (FOTO)

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Ksamil. Si pasojë e shpejtësisë, drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit dhe për rrjedhojë është përplasur në rrethimin e një biznesi dhe njëherësh ka dëmtuar edhe dy mjete të parkuara.

Automjeti tip “BMW” me drejtues A. Aledini, 31 vjeç është dëmtuar rëndë si pasojë e përplasjes, ndërkohë që 31-vjeçari ka pësuar lëndime të shumta dhe është transportuar fillimisht në spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore e më pas në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?