Aksident në Laç, një person ndodhet në gjendje të rëndë

Një grua ka mbetur e plagosur në qytetin e Laçit, pasi është përplasur nga një makinë.

Gruaja, po lëvizte më këmbë kur është goditur nga makina. Përplasja e fortë ka sjellë plagë të rënda dhe e plagosura është dërguar menjëherë te Spitali i Traumës në kryeqytet.

Policia ka kryer veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërkohë që shoferi i mjetit është shoqëruar në Komisariat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?