Aksident në Lezhë-Balldre, automjeti përplaset me motorin, drejtuesi përfundon në spital
Një aksident ka ndodhur në aksin Balldre-Lezhë. Automjeti ka përplasur një motor dhe drejtuesi i kësaj të fundit është dërguar në spital, raporton gazetari Helidon Ndreka për BalkanWeb.
Drejtuesi i motorit ka marrë plagë pas përplasjes dhe po merr ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në fshatin Balldre , në afërsi të një karburanti mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.Sh. është përplasur me mjetin ciklomotor me drejtues shtetasin Gj.M., i cili ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.