Aksident në Lezhë! Përmbyset automjeti, plagosen 3 persona

Një aksident ka ndodhur në qytetin e Lezhës.

Mësohet se një automjet është përmbysur dhe për pasojë janë lënduar tre personat që ndodheshin brenda tij.

Të lënduarit janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Lezhës. Shkak i aksidentit dyshohet pakujdesia, ndërkohë që janë dëmtuar disa automjete që ndodheshin të parkuara aty pranë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?