Aksident në Lungomare, makina “fluturon” motorin në trotuar

Drejtuesi i një motori është plagosur mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti rrugor që ndodhi në Vlorë. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30 në zonën e “Lungomares”.

Mësohet se një makinë përplasi motorin duke lënë të plagosur drejtuesin, i cili është dërguar në spital për ndihmë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të nisur hetimet mbi rrethanat e aksidentit.

SHKARKO APP