Aksident në Lushnje, kamioni përplas autobusin (Foto nga vendngjarja)

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në aksin rrugor Rrogozhine-Lushnje, konkretisht në fshatin Grabian. Kamioni është përlasur me autobusin. Nga informacionet e deritanishme, nuk ka të dhëna ende për gjendjen e pasagjerëve. Nga burime në vendngjarje, bëhet me dije se është plagosut drejtuesi i kamionit. Sipas policisë lokale, autobusi i linjës Divjakë-Lushnje, në momentin e ndalimit në Dushk për të zbritur pasagjerët, i ka bllokuar rrugën kamionit. Drejtuesi i këtij mjeti, në përpjekje për të shmangur përplasjen e ka goditur autobusin nga pas. Për pasojë, drejtuesi i kamionit, 45 vjeç nga Shijaku, ka marrë dëmtime në kokë dhe është dërguar në spitalin e Lushnjes për ndihmë mjekësore. Ndërsa pasagjerët e autobusit janë transportuar me mjete të tjera drejt destinacionit të tyre. Pas aksidentit, për 30 minuta është bllokuar aksi Rrogozhinë-Lushnje. Sipas policisë së qarkullimit rrugor, drejtuesit e dy mjeteve do të merren në pyetje për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

SHKARKO APP