Aksident në minierën e Martaneshit. Një minator humb jetën, një tjetër në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në minierën e Martaneshit.

Dy minatorë të cilët punonin si vagonistë në minierë u zunë poshtë nga shembja e një masivi mineral teksa po punonin.Si pasojë e plagëve të marra minatori A. Peshku, vetëm 29 vjeç humbi jetën, ndërsa shtetasi H. Bala, rreth 40 vjeç është transportuar në spital për ndihmë mjekësore informoi policia e Dibrës.

Me datë 21.05.2024, rreth orës 12.50, dyshohet se janë aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Thekën, Martanesh, shtetasi A.P., dhe H.B., të dy me detyrë vagonist në minierë. Si pasojë e plagëve të marra shtetasi A.P., ka humbur jetën, ndërsa shtetasi H.B., është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje” informoi policia.

SHKARKO APP