Aksident në “Misto Mame”, shoferi 17 vjeçar doli nga mjeti dhe u largua me vrap
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë në Misto Mame, në rrugën “Thoma Goxhaj”.
Mësohet se shofer ka qenë një 17 vjeçar i cili pas aksidentit ka dalë nga mjeti dhe është larguar me vrap.
Nuk dihen shkaqet e ndodhjes së aksidentit dhe rrethanat aktuale të ngjarjes. Nuk është raportuar për të lënduar, ndërkohë që pritet zbardhja e ngjarjes së ndodhur.
Detaji i vetëm që dihet është që drejtuesi i makinës ka qenë një 17 vjeçar i cili është larguar menjëherë pasi ndodhi aksidenti.