Aksident në Mullet, shoferi përplas tre 17-vjeçarë

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në Mullet. Në afërsi të një pike karburanti, një shofer ka përplasur me makinën e tij tre të rinj të moshës 17-vjeç.

Policia bën me dije se këta të fundit janë transportuar në spital, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 07.02.2024, në afërsi të një karburanti në Mullet, shtetasi N. P., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar 3 shtetas të moshës 17 vjeç, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve”,– njofton Policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?