Aksident në Peqin, humb jetën një punonjës policie, katër të plagosur

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Mësohet se rreth orës 21:20 në fshatin Lazaren janë përplasur një kamioçinë dhe mjeti tip “Ford”. Për pasojë, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve pasagjeri që ndodhej në mjetin tip ” Ford”.

Mësohet se viktima është punonjës policie, ndërsa të plagosur kanë mbetur katër persona të tjerë që ishin pasagjerë në dy mjetet.  Rrethanat e aksidentit nuk dihen ende, grupi hetimor ndodhet po punon për zbardhjen e shkakut të aksident.

SHKARKO APP