Aksident në Pogradec, humb jetën një vajzë, plagoset një tjetër

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin Pogradec-Korçë gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme.

Mësohet se viktima është 23-vjeçarja me iniciale F.Q., banuese në Vlorë. Viktima drejtonte makinën tip “Benz” me targa “AA 282 MG” dhe ka humbur drejtimin e mjetit si pasojë e shpejtësisë, duke dalë jashtë rrugës.

Për pasojë, ka humbur jetën 23-vjeçarja dhe është plagosur një 29-vjeçar me iniciale E.M. nga Pogradeci, i cili ishte pasagjer në makinën që u aksidentua.

I plagosuri u dërgua në Tiranë në gjendje të rëndë për të marrë mjekim më të specializuar.

SHKARKO APP