Aksident në Pogradec, plagoset 26-vjeçari

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Pogradec, në afërsi të fshatit Çerrave.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, njoftohet se një automjet ka goditur një 26-vjeçar, i cili ka marrë dëmtime në këmbë.

Po ashtu mësohet se i plagosuri është nisur drejt spitalit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

SHKARKO APP