Aksident në Prrenjas, vdes një këmbësor

Një aksident automobilistik u regjistrua në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Prrenjas- Qafë Thanë në afërsi të qendrës së qytetit Prrenjas.

Automjeti tip fuoristradë me targë TR 2066 P, drejtuar nga H.N., 68 vjeç, me banim ne Librazhd, ka përplasur Muhamer Halilin, 53 vjeç, me banim në Rrajcë, i cili ka qenë këmbësor.

Për të ndjerin nuk ka pasur asnjë mundësi shpetimi.

Ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Në vendin e ngjarjes shkuan efektivë të policisë dhe ekspertët. Policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Ndaj 53-vjeçarit ka nisur procedimi penal për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen e një shtetasi./ABCNews

SHKARKO APP