Aksident në punë, 49-vjeçari goditet nga betonerja

Pasditen e sotme, një 49-vjeçar është dëmtuar rëndë teksa punonte në një pallat në ndërtim, në lagjen nr.5 të qytetit bregdetar të Durrësit. Pas një problemi me transportuesin e betonit, krahu i derdhjes së betonit ka dalë jashtë kontrollit duke goditur njërin nga punëtorët, i cili ka përfunduar në katin përdhes të godinës në ndërtim që është e mbushur me ujë.

Burime nga spitali rajonal i Durrësit bëjnë të ditur se i dëmtuari Petrit Dosku ka pësuar fraktura dhe në kokë, përveç dëmtimeve të tjera në trup, ndaj po transportohet drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar. Sektori i ndërtimit mbetet një nga sektorët më problematikë përsa i përket kushteve të sigurisë dhe numrit të aksidenteve në punë, i ndjekur nga ai i fasonerisë.

Ngjarja ndodhi në rrugën ”Mujo Ulqinaku”, pranë pallatit të Sportit ”Ramazan Njala”. Në vendngjarja ka mbërritur edhe policia, por ende nuk është dhënë asnjë njoftim nga ana e saj mbi rrethanat dhe nëse ka të shoqëruar në lidhje me aksidentin dhe pasojat e tij, shkaktuar nga mosrespektimi i rregullave të sigurisë në punë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?