Aksident në Qafë Muzinë, 51-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe bie në kanal. 3 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në në aksin rrugor Qafa e Muzinës-Jorgucat, ku si pasojë janë plagosur tre persona.

Policia bën me dije se shtetasi A. M., 51 vjeç, banues në Tepelenë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët që ndodheshin në të, të cilët u transportuan në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?