Aksident në qendër të Elbasanit, Benz-i përplas biçikletën

Një aksident raportohet të ketë ndodhur këtë pasdite në Elbasan. Siç bën me dije gazetari Aldo Kozarja një mjet tip Benz ka përplasur një person, i cili po lëvizte me biçikletë.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit. I lënduari është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Sakaq, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?