Aksident në qendër të Korçës, makina përplas kalimtarin. Transportohet në spital

Një aksident ka ndodhur sot në qendër të Korçës, ku një automjet ka përplasur një këmbësor. Ngjarja ndodhi para pak minutash pranë shëtitores ‘Fan Noli’.

Mësohet se këmbësori ishte duke kaluar rrugën gjatë momentin që është përplasur nga automjeti, ndërkohë që ende nuk dihet identiteti i tij.

Fill pas ngjarjes i plagosuri është transportuar me urgjencë në spitalin e Korçës, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij. Aktualisht policia po heton lidhur me zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?