Aksident në qendër të qytetit, motori plagos rëndë të moshuarën
Aktualitet E Enjte, 30 Shtator 2021 16:34
Një aksident, me pasojë plagosjen e një të moshuare, ka ndodhur pasditen e sotme në qendër të qytetit të Korçës.
Aksidenti është shënuar në Bulevardin “Fan Noli”, ndërsa mësohet se ka qenë një motor që ka goditur të moshuarën.
E moshuara, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, është dërguar menjëherë në spital, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

