Aksident në Rinas, automjeti përplas 75-vjeçarin, në gjendje kritike
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në vendin e quajtur kthesa e Laknasit, në Rinas.
Një 46-vjeçare me mjetin e saj ka aksidentuar një këmbësor, 75 vjeç, i cili ndodhet në gjende të rëndë shëndetësore.
“Më datë 30.04.2021, rreth orës 14:10, në rrugën e Rinasit, tek kthesa e Laknasit, mjeti me drejtuese shtetasen G. S., 46 vjeçe, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin M. H., 75 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.” – njofton policia.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.