Aksident në rrugën Levan-Tepelenë
Aktualitet E Premte, 17 Shtator 2021 09:25
Një aksiden me vdekje ka ndodhur në autostradën Levan-Tepelenë mëngjesin e sotëm. Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:00, në afërsi të vendit të quajtur “24 Orëshi”, Mallakastër. Shtetasi me iniciale A.H, 27 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Range Rover”, ka përplasur një motoçikletë.
Si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i motoçikletës. Viktima është shtetasi me iniciale A.L. 57 vjeç banues në Mollaj, Mallakastër.
KOHA JONË SONDAZH

