Aksident në rrugën transballkanike, mjeti përplas të moshuarin

Një aksident ka ndodhur ditën  e sotme në rrugën Transballkanike në Vlorë, ku një automjeti ka përplasur një person,  i cili ishte duke lëvizur me biçiklete.

Nga të dhënat paraprake mësohet se automjeti tip “Seat” me targa AA 042 HB ka goditur një të moshuar duke i shkaktuar dëmtime në trup.

I plagosuri është dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të qytetit për ndihmë mjekësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa po hetohet për shkaqet e aksidentit. Rruga Transballkanike vijon të mbetet një nga shqetësime kryesore për numrin e lartë të aksidenteve të regjistruara deri edhe me pasojë vdekjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?